Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik sërish ka kthyer në rivlerësim prokurimin për vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor të Dragashit.
Gjykata e Tenderëve në vendimin e fundit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka bërë të ditur se ka konstatuar mosrespektim të dispozitave të Ligjit për prokurimin publik nga Komuna e Dragashit, shkruan sot Koha Ditore.
"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: "Ujësjellësi kryesor - vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)" dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OSHP-së.
Paraprakisht ky organ ka bërë të ditur se ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit "Puna SHPK" - Prizren dhe "NN Infra Plus" - Prishtinë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash
-
OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit
-
Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor
-
Prokurimi i projektit të ujësjellësit në Dragash rikthehet në vlerësim
-
Sërish kthehet në rivlerësim tenderi për ujësjellësin e Dragashit