Organi Shqyrtues i Prokurimit sërish ka marrë vendim për anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës për projektin e vazhdimit të punëve në ujësjellësin kryesor, të iniciuar nga Komuna e Dragashit. Gjykata e Tenderëve ka vendosur që kjo lëndë të kthehet në rivlerësim.
Komuna e Dragashit deri më tani gjashtë herë e pati anuluar njoftimin për dhënien e kontratës për këtë projekt. Një veprim i kësaj natyre i është kërkuar Komunës sërish nga OSHP-ja, pasi që ky organ ka gjetur sërish shkelje të dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik nga autoriteti kontraktues.
"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit "Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)... i iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e publikuar të OSHP-së. Aty paraprakisht bëhet e ditur se është aprovuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik Puna ShPK dhe NN Info Plus, lidhur me këtë lëndë.
Operatori ankues kishte deponuar ankesë në OSHP më 28 janar 2019, kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë prokurim të Komunës së Dragashit.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash
-
Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor
-
Prokurimi i projektit të ujësjellësit në Dragash rikthehet në vlerësim
-
Sërish kthehet në rivlerësim tenderi për ujësjellësin e Dragashit
-
Prokurimi për kanalizim dhe ujësjellës kthehet në rivlerësim