Vazhdimi i punimeve në ujësjellësin kryesor të Dragashit ka kohë që zvarritet, si pasojë e procedurave të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky aktivitet i prokurimit së fundmi sërish është kthyer në rivlerësim.
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendimin për anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.
Ndërkohë i ka tërhequr vërejtjen e fundit menaxherit të prokurimit dhe Komunës së Dragashit për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës së tenderëve.
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ujësjellësi kryesor - vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar), iniciuar nga Autoriteti Kontraktues - Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash
-
OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit
-
Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor
-
Sërish kthehet në rivlerësim tenderi për ujësjellësin e Dragashit
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për ujësjellësin e Dragashit