Njoftimi i Komunës së Prizrenit për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit "Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të kanalizimit dhe ujësjellësit" është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në të njëjtën kohë, ky organ ka vendosur që kjo lëndë të kthehet në rivlerësim.
"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull "Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të kanalizimit dhe ujësjellësit në Komunën e Prizrenit", iniciuar nga Komuna e Prizrenit dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OSHP-së. Paraprakisht aty theksohet se ankesa e operatorit ekonomik "Alfa I shpk dhe NTPN Krasniqi" për këtë aktivitet të prokurimit aprovohet si pjesërisht e bazuar, shkruan sot Koha Ditore.
Në arsyetimin e vendimit përshkruhet rrjedha kohore e aktivitetit të prokurimit, me ç'rast bëhet e ditur se ankesa kundër njoftimit për dhënie të kontratës në OSHP është deponuar më 9 shtator 2019 nga operatori i sipërpërmendur. Operatori ankues ka pretenduar se Komuna ka vepruar në kundërshtim me nenet 1, 6, 7, 59, 64 dhe 69 të Ligjit për Prokurimin Publik.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit
-
Prizren, tenderi për transportin e mësimdhënësve dhe të të punësuarve në administratë sërish në rivlerësim
-
Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit