Serbia e vlerëson se përmes autostradës Nish-Merdar siguron daljen në det. Kështu është shprehur ministresh e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihalloviq, shkruan gazeta e Beogradit “Politika”, përcjell Koha.net.
Duke folur për ndërtimin e autostradës, të cilën zyrtarët e Beogradit vazhdimisht e formulojnë Nish-Merdar-Prishtinë, për të kamufluar kështu para opinionit serb kufirin me Kosovën, që përfundon në Merdar, ministrja serbe Mihajlloviq ka thënë se është e rëndësishme se përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë Serbia fiton daljen në det, por “siguron autostradë edhe për popullsinë tonë që jeton në ato territore”, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
“Autostrada Nish-Prishtinë, rrugë drejt pajtimit”
-
Serbia nënshkruan kontratën financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
-
Serbia sivjet nis ndërtimin e autostradës që lidhet me Kosovën
-
Serbia e vendos në prioritete ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
-
Serbia ka ndarë 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar