Komuniteti i Transportit i Ballkanit Perëndimor në Beograd tashmë ka filluar të punojë dhe një nga projektet prioritare do të jetë ndërtimi i Autostradës Nish-Merdar.
Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimit e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, përcjell KsP.
Ajo u tha gazetarëve se Komuniteti filloi punën në këshillin e parë ministror në Bruksel, pastaj me mbajtjen e Komitetit Drejtues në shkurt në Beograd dhe zgjedhja e drejtorëve dhe e anëtarëve të sekretariatit të përhershëm do të përfundojë së shpejti, ndërsa selia e saj do të jetë në Beograd.
Mihajlloviq tha se Serbia po punon në projektin me prioritet për ndërtimin e autostradës Nish - Merdar. “Nga të gjitha projektet e përbashkëta, të gjitha shkojnë përmes Serbisë dhe në të gjitha ato shkojmë para vendeve tjera”, tha ajo.
-
Serbia nënshkruan kontratën financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
-
Serbia sivjet nis ndërtimin e autostradës që lidhet me Kosovën
-
Serbia pret të nisë ndërtimi i “Autostradës së Paqes” drejt Kosovës
-
Serbinë autostrada Nish-Merdar e “çon” deri në Prishtinë, që i siguron dalje në det
-
Bechtel-Enka pritet të ndërtojë autostrada në Serbi, edhe atë Nish-Merdar