Ndërtimi i segmentit të parë të autostradës Nish-Merdar do të nisë nga fundi i vitit.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas saj, është në përfundim e sipër dokumentacioni i domosdoshëm për ndërtimin e segmentit të parë të kësaj autostrade, nga Nishi deri në Plloçnik, i gjatë 38 kilometra.
“Kemi garanci të siguruara në buxhet në shumë 200 milionë euro, 100 milionë euro nga Banka Investuese Europiane dhe 100 milionë nga BERZH-i”, ka thënë Mihajlloviq.
Kjo do të jetë autostrada e parë që do të lidhë Serbinë me Kosovën, rikujton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet për një vit fillimi i autostradës Serbi - Kosovë
-
“Autostrada Nish-Prishtinë, rrugë drejt pajtimit”
-
Serbia nënshkruan kontratën financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
-
Sivjet nis “Autostrada e Paqes” Nish-Merdar, që Serbinë e lidh me portet e Shqipërisë
-
Serbia pret të nisë ndërtimi i “Autostradës së Paqes” drejt Kosovës