Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që Gent Cakaj, të shpallet “qytetar nderi” nga kjo komunë.
Këtë e ka bërë të ditur Obradoviq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ku ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës.
26 këshilltarë komunalë të Bujanocit kishin nënshkruar një propozim që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, të shpallet “qytetar nderi” për kontributin e tij që ka dhënë për shqiptarët e Luginës dhe për mbështetjen që i kishte dhënë Listës së përbashkët të shqiptarëve gjatë zgjedhjeve në Serbi.
Ky propozim pastaj ishte dërguar në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, që zyrtarisht, nuk kishte marrë ndonjë përgjigje, deri në deklarimin e Obradoviqit në Kuvend.
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe
-
Bërnabiq: Nuk e di pse Lajçaku ka folur diçka të tillë. Pyetja është “a është tërhequr letra?”
-
Petkoviqi thotë se iu refuzua kërkesa për vizitë në Kosovë
-
Abazoviq do ta bënte Gjokoviqin “Qytetar nderi” të Malit të Zi
-
Opozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative