Është rinisur publikisht fushata e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, pas përfundimit të moratoriumit të Marrëveshjes së 4 shtatorit, që ndali fushatën e çnjohjeve nga Serbia. Si veprimi i parë pas përfundimit të këtij moratoriumi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez, ka falënderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar “Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës”.
Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.
-
Serbia paralajmëron aktivizimin e fushatës së çnjohjeve ndaj Kosovës
-
Vuçiq: Nëse ndonjë shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia nis fushatën për çnjohje
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Në prag të rinisjes së dialogut, Serbia sforcon fushatën kundër Kosovës
-
Qeveria shpreson që t’i japë fund shterpësisë në anëtarësime