Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar hapjen e disa laboratorëve nëpër Serbi, e një e ka paralajmëruar edhe për në Kosovë.
Bërnabiq ka bërë të ditur se zinxhirin e laboratorëve që do të merren me testet PCR për COVID-19, do ta shtrijë edhe në Mitrovicë.
Deri më tash, institucionet paralele shëndetësore në veri të vendit, testet për COVID-19 i kanë kryer në Kralevë, Nish e qytete tjera të Serbisë.
“Do të ketë ende laboratorë në Beograd, pasi është vatër e virusit. Do të hapen laboratorë edhe në Shabac, Uzhice, Zajeçar, Krushevc, Vranjë. Në kuadër të Institutit për Shëndetësi Publike do të hapim laboratorë edhe në Kragujevc dhe Mitrovicë”, ka thënë Bërnabiq, përcjell Radio Kontakt Plus.
Sipas saj, ky është rezultat i planit të Qeverisë së Serbisë për të qenë të përgatitur për vjeshtë dhe dimër.
-
Serbia ndan 102.000 euro për hapjen e laboratorit për testime PCR në Mitrovicë të Veriut
-
Serbia lanson pjesërisht certifikatat për COVID-19
-
Rreth 80 teste serologjike do të kryhen brenda ditës në Prizren
-
Komuna e Prizrenit fillon me testet serologjike për COVID-19
-
MSH-ja licencon edhe 11 laboratorë privatë për analiza të COVID-19, gjithsej 101