Komuna e Prizrenit nga e hëna ka filluar kryerjen e testeve serologjike për COVID-19 në shëndetësinë primare.
“Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 1”, ka njoftuar kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.
Haskuka në Facebook ka njoftuar më tej se për realizimin e këtyre testeve, laboratori për analiza të gjakut në QMF 1, është kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19”.
Qytetarët do të duhet të paraqiten për realizimin e këtyre testeve duke marrë udhëzimin e mjekëve të shëndetësisë primare.
Nëse Kosova hyn në valën e dytë të pandemisë, Haskuka thotë se komuna e Prizrenit “është gati për t’u përballur me të”.
{gallery}
-
Rreth 80 teste serologjike do të kryhen brenda ditës në Prizren
-
Prizreni fillon realizimin e testeve të shpejta antigjene për SARS CoV2
-
Në Prishtinë, shumë qytetarë të interesuar për të kryer testet serologjike
-
Komunat kërkojnë ndihmën e Qeverisë për teste serelogjike
-
Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19 në Prishtinë