Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni fillon realizimin e testeve të shpejta antigjene për SARS CoV2

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren prej të martës ka filluar realizimin e testeve të shpejta antigjene për SARS CoV2, si masë për parandalimin e infektimeve me koronavirus.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, rezultatet e këtyre testeve dalin për disa minuta dhe mundësojnë diagnostifikimin e shpejtë të pacientëve.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka theksuar se me fillimin e ofrimit të këtij shërbimi kompletohet pakoja e shërbimeve për COVID-19 në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

“Pos analizave bazike, do të bëjmë edhe D-dimerin, dhe nga sot do të bëjmë testin e shpejtë antigjen. Ky test e ka shpejtësinë e dhënies së rezultatin, diku 10 minuta me precizitet 97 për qind. Te të gjithë pacientët që kanë simptoma për COVID-19 përmes këtij testi e shkurtojmë kohën e diagnostikimit, meqë ky test rezultatin e jep brenda 10 minutave dhe pastaj mundësia e triazhimit të pacientëve është më e madhe”, ka thënë Elezkurtaj.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj ka pohuar se pas trajnimit të personelit mjekësor ka filluar ofrimi i këtij shërbimi të ri, në QKMF, QMF në lagjen “Bajram Curr” dhe se një ekip tjetër do të jetë lëvizës, varësisht prej nevojave.

Edhe Prizreni ofron teste falas edhe gjatë ditëve të fundjavës Arbëri Prizreni ofron teste falas edhe gjatë ditëve të fundjavës

“Janë dy objekte fizike ku do të kryhen këto teste në QKMF dhe në QMF në “Bajram Curr”, dhe një aparat do të jetë mobil. Aktualisht jemi furnizuar me 8.800 teste. Të gjithë qytetarët që dyshojnë se kanë shenja të sëmundjes COVID-19 duhet të lajmërohen te mjeku dhe me udhëzim mund të testohen, pa pagesë”, ka deklaruar ajo.

Kryetari, Mytaher Haskuka ka theksuar se Komuna e Prizrenit është ndër institucionet e para publike që ka filluar realizimin e testit antigjen rapid, me ç’rast për 8.800 teste janë shpenzuar rreth 120 mijë euro.

“Me sa u informova nga stafi saktësia e testeve është rreth 98 për qind. Duke marrë parasysh se në shumë raste njerëzit për testet PCR duhen me prit nga 4-5 ditë këtu rezultatet dalin brenda një kohe të shkurtër dhe mundësohet gjurmimi i shpejtë i rasteve, edhe izolimi i rasteve që janë me COVID-19, në mënyrë që të bëjmë parandalimin e infektimeve”, ka thënë Haskuka.

Ai ka përsëritur thirrjen që çdo qytetar të ketë kujdes dhe të respektoj masat kufizuese për parandalimin e infektimeve me koronavirus. Një ditë më parë, Haskuka pat theksuar se Prizreni, është e vetmja nga komunat e mëdha që gjendet në zonën e gjelbër, përkatësisht me rrezikshmëri të ultë të infektimeve me COVID-19.

Edhe Prizreni realizon teste rapide për COVID-19 në qendër të qytetit Arbëri Prizreni realizon teste rapide për COVID-19 në qendër të qytetit

“Por për të ruajtur këtë gjendje, duhet të punojmë bashkërisht, ashtu siç kemi punuar deri më tani”, pat thënë ai.

Komuna e Prizrenit, në muajin tetor, pas marrjes së miratimit nga Ministria e Shëndetësisë pati filluar realizimin e testeve serologjike për COVID-19.

Image