Serbia ka lansuar certifikatat e COVID-19, që do të kërkohen në mjedise të brendshme pas orës dhjetë të natës në përpjekje për të frenuar numrin e rasteve me koronavirus në shtetin fqinj. Serbia për javë me radhë ka regjistruar mijëra raste dhe rreth pesëdhjetë të vdekur në ditë në vendin prej shtatë milionë banorësh, ku gjysma e të rriturve janë vaksinuar me dy doza.
Mijëra të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës. Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë së shtunës janë regjistruar shtatë mijë raste të reja infeksioni dhe 60 raste fatale nga COVID-19. Serbia ka konfirmuar një milionë raste me koronavirus prej fillimit të pandemisë dhe rreth dhjetë mijë vdekje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët kanë kritikuar ashpër qeverinë për vendimin për kërkimin e certifikatave në mjedise të brendshme pas orës dhjetë të natës. Disa qytetarë kanë thënë se tepër vonë janë marrë këto masa dhe se nuk pritet të kenë ndikimin në frenimin e përhapjes së virusit.