"Nuk ka pasur arrestime, ka pasur vetëm biseda me ata njerëz”.
Kështu ka thënë ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq, duke komentuar raportimet nga Prishtina se autoritetet serbe kanë ndaluar e arrestuar pjesëtarë serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, transmeton Koha.net .
Ai duke folur për këtë temë në rtv ka thënë:
"Çdonjëri për të cilin shërbimet tona të sigurisë vlerësojnë se mund të ketë njohuri të caktuara ose që merr pjesë në rrënimin e sistemit tonë kushtetues, kushteve të sigurisë, ftohet për bisedë. Ata persona nuk janë arrestuar, janë ftuar në bisedë nga agjencitë tona të sigurisë për t’i konfirmuara disa njohuri që i kanë agjencitë tona. Meqë janë informata të ndjeshme, nuk do t’i nxjerrja në publik. Gjithsesi se ata njerëz nuk ndalen pa njohuritë që i kanë shërbimet tona të sigurisë”.
Stefanoviq ka përsëritur se e kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse është i qasshëm për policinë serbe për shkak të akuzave për krime lufte.
-
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
-
Vuçiqi flet për ndalimin e 16 serbëve në Kosovë
-
Serbia thotë se 4 policë të Kosovës janë ndaluar, njëri prej tyre zëvendësdrejtor
-
Serbia ndalon dy pjesëtarë serbë të FSK-së, reagon ministria e Mbrojtjes e Kosovës
-
Qeveria e çakorduar, Haradinaj kundërshton Pacollin për ndalesat e zyrtarëve serbë