Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia i shkruan Interpolit: Mos e pranoni Kosovën

Qeveritarë serbë po vazhdojnë lobimet për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pas Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme, aksionin kundër Kosovës e ka filluar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi që është alarmuar me kërkesën e re të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, transmeton Koha.net.

Është ministri e serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ai që ka filluar të bëjë përpjekjet e sërishme për ta ndaluar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizata ndërkombëtare të policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë, siç njofton sot n1, ai u ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stcok dhe kryetarit të Interpolit Kim Jong.

"Që nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit më Dubai në vitin 2018, nuk kanë ndodhur kurrfarë ndryshimesh thelbësore që do të ndikonin te heqja dorë nga vendimi i atëhershëm nga mospranimi i Kosovës. Në fakt, ndryshimi i vetëm është në favor të qëndrimeve të Serbisë kundër kësaj kërkese dhe ai vërehet në rritjen e numrit të shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në këtë letër.

Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim është shkelje e të drejtës ndërkombëtare e edhe e akteve të Interpolit.

Stefanoviq ka shtuar se “statusi i krahinës jugore serbe është përcaktuar me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe këtë Interpoli duhet ta respektojë”.

Stefanoviq letër u ka dërguar edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të përcjellë me lutje të posaçme për secilin që në takimin e ardhshëm të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës.

Kosova kohë më parë ka bërë kërkesë për anëtarësim në Interpol.