Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia fton Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, që t’i bashkohet iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiqi ka thënë se ka shfrytëzuar takimin me Abazoviqin për të diskutuar për çështjet bilaterale, por edhe për ftesën për iniciativën e Shqipërisë, Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kohë më parë, Abazoviq dha qëndrim të butë për “Ballkanin e Hapur”, por presidenti Millo Gjukanoviq doli kundër.

Për takimin me Vuçiqin, Abazoviq ka thënë se raportet ndërshtetërore janë prioritet dhe se Mali i Zi është i gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Ballkani i Hapur” u nis më 2019 nga tri vende të Ballkanit Perëndimor. Tri tjerat Kosova, Mali i Zi e Bosnja dhe Hercegovina refuzuan pjesëmarrjen në të. Liderët e shteteve pjesëmarrëse kanë arsyetuar iniciativën si nismë që nxit paqe, bashkëpunim e integrim të shpejtë të Ballkanit në Evropë.