Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e dyshimtë që do të çojë në fund në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut.
Gjukanoviq në një intervistë për portalin “Autonomija”, ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të gjykohet nga votuesit, historia, por edhe gjykatat.
“Është e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Kjo nuk na duhet. Na duhet anëtarësimi në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në BE, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Kjo përfundon me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Gjukanoviq, duke shtuar se do të çonte te gjenocide tjera në Ballkan.
Abazoviq së fundi është shprehur pro “Ballkanit të Hapur” dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet kësaj iniciative të krijuar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Lexo edhe:
-
Gjukanoviq: S’pajtohem me Abazoviqin për “Ballkanin e Hapur”, na duhet BE-ja
-
Abazoviq: Ka njerëz në Kosovë e Bosnjë që mendojnë se pa Gjukanoviqin s’ka Mal të Zi
-
Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur
-
Serbia fton Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”
- Mali i Zi në NATO nuk mund të bëhet satelit i Rusisë