Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçqi sot ka falënderuar disa vende të Lëvizjes së Mosinkuadrimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Daçiq, siç përcjell FoNEt, këtë falënderim e ka bërë në takimin ministror të këtyre vendeve në Nju –Jork.
Ministri i jashtëm serb, duke marrë pjesë në këtë takim, ka thënë se “ndërhyrja humanitare në Kosovë në vitin 1999 ka qenë bazë për përdorimin e dhunës kundër Serbisë”.
Serbia është vend vëzhgues në këtë lëvizje.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq gjatë konferencës së OKB-së falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën
-
Daçiq: Mbi 60 vende të painkuadruara s’e njohin Kosovën
-
Serbia s’e ndal fushatën, Daçiq falënderon Meksikën për mosnjohjen e Kosovës
-
Daçiqi falënderon Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës
-
Daçiqi falënderon Kenian për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës