Takimi ministror i Lëvizjes së të painkuadruarve në Baku, Azerbajxhan, për Serbinë ka qenë shumë i suksesshëm. Serbia, për fat të keq e ka statusin e vëzhguesit, sepse Jugosllavia ka qenë njëra nga themelueset e Lëvizjes dhe meriton të ketë një vend shumë më të rëndësishëm në të, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, përcjell “politika” e Beogradit.
Kjo nuk do të thotë se kjo Lëvizje do të dëmtojë rrugën tonë europiane, sepse, sipas Daçiqit, shumë shtete para se të bëheshin anëtare të BE-së ,kanë qenë anëtare të Lëvizjes së Mosinkuadrimit, ka deklaruar Daçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se në mesin e më shumë 80 shteteve që s’e kanë njohur Kosovën, më shumë se 60 sosh janë anëtare të Lëvizjes së Mosinkuadrimit.
këtë arsye ka thënë ai, është shumë me rëndësi të zhvillojmë marrëdhënie të mira me ato vende, të insistojmë në riafirmimin e marrëdhënieve të mira me nga koha e Titos dhe bashkë me këtë edhe në korrigjimin e disa vendimeve të gabuara të disa vendeve lidhur me çështjen e Kosovës, ka përfunduar ai.
-
Serbia kërkon përkrahjen e vendeve të painkuadruara kundër Kosovës
-
Serbia falënderon vendet e painkuadruara që s’e kanë njohur Kosovën
-
Daçiq: Mbi 100 shqiptarë punojnë në OKB në emër të Serbisë
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB
-
Al Maliki thotë se palestinezët mbështesin qëndrimin e Serbisë për Kosovën