Arbëri

Serbët “vendosin” Komercialen e Pejës në Leposaviq, e një degë “e çojnë” në Kralevë

Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë të Veriut, Teatri Kombëtar i Prishtinës në Graçanicë e Shkolla e Lartë Ekonomike Komerciale e Pejës në Leposaviq!

Serbët vazhdojnë të organizojnë sistem paralel, sidomos në fushën e arsimit.

Kështu, serbët pretendojnë se po vazhdojnë edhe me traditën e Shkollës së Lartë Ekonomike Komerciale të Pejës. Sipas një fotoje që po qarkullon në rrjete, shihet se serbët po organizojnë edukim nën emërtimin e kësaj shkolle në Leposaviq, ndërkohë që një degë e kanë hapur edhe në Kralevë, në objektin e një shkolle fillore.

Në fakt, kjo që serbët pretendojnë se e kanë marrë me vete, vazhdon të funksionojë në Pejë, por tash e shndërruar në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Serbët njësoj veprojnë edhe me institucione në fusha të tjera. Edhe me klube të sportit është njësoj. Deri para pak vjetësh “funksiononte” edhe një klub i futbollit Prishtina me bazë diku në Serbi.