Prizren, 31 maj – Mediat serbe raportojnë sot edhe për një sulm që në fshatin Novak të Prizrenit është kryer në ambulancën e Qendrës Shëndetësore të Prizrenit. Tanjug citon drejtorin e kësaj ambulance, dr. Lubisha Nedelkoviqin, sipas të cilit janë thyer dyert e ambulancës dhe është shkatërruar pjesa më e madhe e dokumentacionit të kësaj qendre.
Ngjarja, sipas këtij burimi, mund të ketë ndodhur natën midis të martës e të mërkurës. Nedelkoviq po ashtu paragjykon se “nuk beson në zbulimin e autorëve të kësaj vepre”. Ai ka thënë se kjo qendër ishte sulmuar edhe më herët, porse autorët asnjëherë nuk janë zbuluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Prizren, mjeku raporton në Polici se është sulmuar në vend të punës
-
Katër të mitur arrestohen për sulmin në ambulancën e Novakut në Prizren
-
Sulmohet një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
-
Pacienti sulmon zyrtarin shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës
-
Sulmoi doktoreshën për një dokument mjekësor, Policia inicion rast