Vendosja me çmim të favorshëm, por edhe hotelet cilësore, komote, plazhet e pa ndotura dhe detin e kthjellët, janë përparësitë për verime në Shqipëri që i theksojnë agjencitë, të cilat ofrojnë këtë destinacion për pushuesit serbë.
Me gjasë këto kanë tërhequr turistët serbë të cilët janë gjithnjë e më të interesuar për pushime në këtë vend, por ata të cilët vendosin për Shqipërinë duhet ta dinë se transportin duhet vetë ta organizojnë, shkruan “Blic” i Beogradit. Në fakt pikërisht ky ka qenë problemi për ata që kanë veruar në Shqipëri, transmeton Koha.net.
“Atje turizmi po zhvillohet, çdo gjë është rregulluar bukur dhe ka interesim ndër turistët tanë, jo aq si për në Greqi, por vërehet interesim më i madh në krahasim me vitin e kaluar. Ka shumë interesim, ndërsa gjatë muajit të fundit ka filluar edhe realizimi i aranzhimeve”, citon kjo gazetë një agjenci turistike të Beogradit.
Hotelet më të mira e më të lira se në Greqi
Ata thonë se nëse flitet se në Shqipëri pushimet janë të lira, nuk do të thotë se do ta kaloni pushimin në hotel për shumë ekstremisht të vogël.
Edhe 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!“Çmimet e vendosjes në hotel nuk ndryshojnë aq shumë nga ato në Mal të Zi, Kroaci ose Greqi. Dallimi shihet në kategorizimin e hoteleve në kuptimin se hoteli me tri yje në Shqipëri është shumë më i mirë dhe më i i favorshëm se në hotelet me tri yje në Greqi. Atje tashmë ka shumë turistë nga vende të ndryshme dhe këto janë qendra turistike si kudo tjetër, sqaron agjencia.
Pronari i agjencisë turistike dhe hotelieri nga Shqipëria, Muhamed Kurmema, thotë se ata çdo vit ofrojnë nga diçka të re kur bëhet fjalë për vendosjen në hotele dhe në destinacione.
“Sivjet i kemi dhënë përparësi pjesës jugore të Shqipërisë”, i th Kurmemi agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, transmeton Koha.net.
Në Durrës 10 ditë për 350 euro
Agjencitë tona turistike kryesisht turistët i dërgojnë në Durrës, ndërsa opsion janë edhe Saranda e Vlora. Ta zëmë, për pushim dhjetëditorë në valën e sezonit në hotel me tri yje dhe shërbime gjysmë pasioni në Durrës kushton 350 euro.
Çmimet e hoteleve me 4 yje në Durrës, në bazë të gjysmëpansioneve, lëvizin nga 29 deri në 45 euro në ditë për person, ndërsa një yll më pak e zbret çmimin në 8 euro. Hoteli me katër yje në Vlorë për një natë me mëngjes kushton nga 33 deri 38 euro për person, kurse në Sarandë hoteli me tre yje mund të gjendet mes 22 e 34 euro, varësisht nga termini.
Ushqimi e pijet e lira
Nga ata që kanë pasur rastin të pushojnë vitin e kaluar nëç Shqipëri marrim vesh se çmimet për ushqim dhe pije janë pak më të favorshme, kështu që secili mund të gjejë llogarinë e vet, transmeton Koha.net shkrimin në “Blic” të Beogradit.
“Në pushime në Shqipëri kemi shkuar me vetorganizim dhe na ka dalë goxha mirë. Ta zamë lëngjet, birra, kafja dhe ushqimi janë rreth 30 për qind më lirë se në Greqi”, është shprehur Nebojsha nga Beogradi.
Edhe
Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta
Marija nga Surdulica ka pushuar në Sarandë, ku me familjen i ka kaluar 15 ditë.
“Natyra është jashtëzakonisht e bukur, klima e shkëlqyeshme, ndërsa çmimet të favorshme. Ushqimi i mrekullueshëm, vaktet të pasura dhe të shijshme”, thekson përshtypjet Marija, transmeton Koha.net.
Do thënë se turistët e interesuar duhet të interesohen dhe të pyesin nëpër agjenci hollësisht për madhësinë e dhomave në hotelet përkatëse, meqë në disa hotele ofrohen kryesisht dhoma për dy persona, kështu që familjet katëranëtarshe duhet të marrin vesh nëse në hotel ka dhoma më të mëdha.
Transportin duhet vetë ta organizoni
“Blic” në shkrimin e tij rikujton se përveç autobusëve dhe veturave, turistët kanë në dispozicion tri fluturime në javë në relacionin Beograd – Tiranë, ndërsa rikujton se brenda dy vjetësh duhet të jetë gati edhe aeroporti në pjesën jugore të Shqipërisë, në Vlorë, që do të mundësojë lidhje më të mirë e shkuarje më të shpejtë të turistëve.
Theksohet po ashtu se një nga projektet e rëndësishme rajonale është edhe ai për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar-Tiranë-Durrës.
Sa i përket vetë turizmit, shkruan “Blic”, sipas disa paralajmërimeve edhe investitorët nga Serbia së shpejti do të duhej të merrnin pjesë në avancimin e hotelerisë në Shqipëri, transmeton Koha.net.
Fjala vjen, në plazhet e bregdetit të gjatë 450 kilometra po ngrihen shumë hotele luksoze, ndërsa investitorë nga Serbia janë të interesuar të marrin pjesë,
Edhe Ka kaluar koha e pushimeve të lira në det“Raportet politike janë të mira dhe ato janë një shtyse për bashkëpunim të ndërsjellë. Vjet kanë qenë disa kompani nga Serbia të interesuara për të investuar në hotelieri, vetëm ose në bashkëpunim me kompani nga Shqipëria”, citon gazeta Nenad Gjurgjeviqin, drejtor i sektorit për marrëdhënie ekon0omike me jashtë në Odën Ekonomike të Serbisë”, përcjell Koha.net.
{gallery}