Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët e Graçanicës kërkojnë pajtim me shqiptarët

Graçanica dukej e qetë këtë të diele, thuajse fushata elektorale nuk ka filluar fare.

Te pakta ishin edhe reklamat politike në komune që është vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë nga serbët hezitonin të përgjigjeshin për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.

Por ka edhe nga ta që kanë vënë shpresat në këto zgjedhje, pasi duan që politikanët serbe do të punojnë për interesat e tyre dhe ti japin fund ndarjeve etnike që, sipas tyre, janë probleme të krijuar nga vetë politika.

Që nga paslufta serbët e Kosovës ndonëse kanë qenë të përfaqësuar në numër të madhe në institucionet vendore, ata kanë punuar me direktiva të Qeverisë së Serbisë.

Në mandatin e kaluar, ishte Lista Serbe ajo që mori shumicën e vendeve të rezervuar dhe qe çdo veprim të sajin e ka bërë në koordinim me Beogradin.

Kjo listë që e mbanë vetën si triumfuese për parandalimi e transformimit të FSK-së, fushatën e ka përqendruar në këtë aspekt, ku serbët porositën që secila votë ka rëndësi që të parandalohet ky ndryshim.

E, Lista Serbe e ka marrë aq seriozisht këtë fushatë, saqë Beogradi ka bërë presion që të gjithë të garojnë vetëm nën këtë subjekt politik.

Edhe KQZ-ja ka konfirmuar se ka pasur lëvizje në listët e partive politike serbe, ku disa kandidat për deputetë nga ky komunitet janë tërhequr nga gara.

Sidoqoftë të dielën e ardhshme ata do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre nga Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simiqin, Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashiq, Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petroviqit, Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujiq, Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanoviqit dhe Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe.