Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat.
Në pikën kufitare të Jarinjës, serbët janë grumbulluar dhe kanë bllokuar rrugën me kamionë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një video të “KosovoOnline”, dëgjohet teksa një pjesëtar i Policisë së Kosovës i thotë serbëve që “protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.
Igor Simiq nga Lista Serbe i ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos bien pre e provokimeve, siç pretendon, të Prishtinës.
"Ne i bëjmë thirrje qytetarëve tanë të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve, sepse ky është një provokim i Prishtinës, ne supozojmë se serbët do të kufizoheshin në lirinë e tyre të lëvizjes duke ia konfiskuar targat nga Serbia", deklaroi Simiq.