Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës që pritet të mbahet të mërkurën, nga gjithsej pesë pikat që do të shqyrtohen, pritet të merret edhe vendimi për revokim të gradës shkencore doktor i shkencave për kandidatin e doktoruar në Fakultetin Ekonomik, Husnija Bibulica. Ai aktualisht mban pozitën ushtrues detyre i prodekanit në universitetin “Haxhi Zeka” në Pej, shkruan sot Koha Ditore.
Nga Rektorati i Prishtinës kanë thënë se dyshimet janë ngritur pasi kanë marrë një informatë nga Policia se ky kandidat ka falsifikuar titullin e masterit, me të cilin ka aplikuar për të fituar titullin doktor i shkencave.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Senati i UP-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për profesorin Bejta
-
Avancime të dyshimta akademike në universitetin publik të Pejës
-
Senati i UP-së i shqipton masa disiplinore Hasanit, ai ankohet për shkelje
-
Hasani: Avni Puka po e përdor Senatin përmes rektorit për presion ndaj meje
-
Suspendohet profesori Bekim Bejta