Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qorrolli: Kjo i ngjan marrëveshjes së Brukselit

Vigan Qorrolli, ligjërues në Fakultetin Juridik, e ka quajtur “Marrëveshja Trump” atë që është nënshkruar të premten në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu e ka krahasuar me marrëveshjen e vitit 2013 të arritur në Bruksel, ku sot e asaj dite shumë prej pikave të saj nuk zbatohen.

Qorrolli i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kjo nuk është marrëveshje, por një zotim që palët kanë bërë kundrejt SHBA-së si ndërmjetësuese e bisedimeve.

“Marrëveshja, ose zotimi unilateral, nuk është një marrëveshje konvencionale, nuk është marrëveshje mes dy palëve, por ka zotime veç e veç kundrejt SHBA-së. Vet titulli, normalizim ekonomik, tregon se nuk është një marrëveshje apo traktat”, ka thënë Qorrolli.

Juristi Qorrolli vlerësoi se nga kjo do të përfitojnë të dy palët. E mira tjetër, sipas tij, është se një dokument i tillë nuk kërkon ratifikim në Kuvend.

“Kjo i ngjan marrëveshjes së Brukselit. Edhe pas shumë vitesh, shumë prej pikave sot nuk zbatohen”, ka thënë ai.

Edhe Qorrolli: Ajo që u nënshkrua sot nuk është marrëveshje, por zotim i palëve ndaj SHBA-së Arbëri Qorrolli: Ajo që u nënshkrua sot nuk është marrëveshje, por zotim i palëve ndaj SHBA-së

Qorrolli, gjënë më të mirë nga gjithë kjo e ka veçuar njohjen nga Izraeli. Sipas tij, është njohja më e madhe në 10 vitet e fundit.

“Izraeli është kryefjala”, ka thënë Qorrolli.