Shpend Maxhuni, i cili që nga sot është emëruar në drejtor të AKI-së nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që AKI-ja ua bën zyrtarëve të shtetit dhe atyre të sigurisë.
Kështu tha sot deputeti i VV-së Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Progresit, përcjell kp.
Selimi tha se derisa një numër i vogël I deputetëve janë duke diskutuar në seancë, krerët më të lartë të shtetit e kanë zgjedhur për drejtor të AKI-së një person i cili nuk e ka kaluar verifikimin po nga ky institucion të cilin që nga sot do ta drejtojë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë se Maxhuni u dorëhoq për arsye shëndetësore, Ibishi s’e beson
-
Nuk shpjegohen arsyet e largimit të Maxhunit nga AKI-ja, Haradinaj e dekoron me medaljen e Skënderbeut
-
Deputetja Musliu thotë se Shpend Maxhuni e ka kaluar 18 herë verifikimin nga AKI
-
Shpend Maxhuni emërohet drejtor i ri i AKI-së
-
Ish-kryespiunët jashtë kontrollit të shtetit