Arbëri

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i ri i AKI-së

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, transmeton Koha.net.

Siç njofton komunikata nga presidenca, emërimi u bë duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenit 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Është bërë e ditur gjithashtu se Maxhuni u emërua për një mandat pesë vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe një herë.

Drejtor i AKI-së ishte Driton Gashi, i cili ka ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Gashit i ishte kërkuar ta lirojë pozitën javë më parë, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Shpend Maxhuni aktualisht është drejtor i Policisë së Kosovës.

{gallery}