Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se malazezët sot kanë fituar 8200 hektarë, Thaçi disa miliona e Qeveria Haradinaj disa ditë në pushtet.
Këto komente ai i ka bërë për shkak të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
“Me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi sot malazezët fituan 8200 hektarë të bjeshkëve tona të bukura. Thaçi i fitoi edhe disa miliona më shumë, kurse Qeveria Haradinaj edhe ndonjë ditë më shumë në pushtet. Këta janë fituesit e 21 marsit. Kurse humbësi kujdestar mbetet Kosova”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Ai më tutje ka thënë se sot deputetët u bënë hisedarë në tradhëtinë që Hashim Thaçi i bëri Kosovës dhe shqiptarëve.
“Po ju o deputetë të mjerë që votuat qorras, çka fituat? Ndoshta dikush ndonjë copë nga Thaçi e të tjerët asgjë më shumë përveç se u bëtë hisedarë në tradhëtinë që i bëri Thaçi Kosovës dhe shqiptarëve”, thotë ai.
Edhe
VV: 5 vjet qëkur u nënshkrua demarkacioni me Malin e Zi, sot jemi pa viza e pa territor
Selimi shton se fitues është edhe Vuçiqi, të cilit i hapen dyert për jetësimin e Zajednicës në Kosovë.
“Nuk mbeti pa fituar as Vuçiqi, të cilit tash po i hapen shanset për jetësimin e Zajednicës në Kosovë. Në ditët në vijim pason hapi i radhës në takimin Vuçiq – Thaçi”, ka shkruar Selimi.
-
VV: Haradinajt iu desh një vit që ta kuptojë se e kanë mashtruar për Demarkacionin
-
Kurti: Ratifikimi i kufirit me Malin e Zi ishte zdrukthtari, në ditën ndërkombëtare të pyjeve iu dhanë 8.200 hektarë
-
Kurti: Thaçi është në rrugë drejt azilit politik, si Gruevski, vetëm se ky në Rusi
-
Mustafa thotë se deputetë të LDK-së u bënë bashkë me Veselin për ta rrëzuar