Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka sekuestruar medikamente me origjinë të dyshimtë.
Sipas njoftimit, Policia ka pranuar informacione se në disa lokacione është duke u ushtruar veprimtari penale e cilësuar si ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.
Pas pranimit të informacioneve dhe analizimit të tyre NJRHKEK – Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ka realizuar një plan operativ për kontrollimin e disa lokacioneve në të cilat dyshohej për medikamente pa banderola me origjinë të dyshimtë.
Policia thotë se, gjatë operacionit policor janë kontrolluar gjashtë lokacione, nga të cilat katër barnatore dhe dy shtëpi në qytetin e Pejës, me ç’rast janë gjetur 1724 paketime, ku përfshiheshin 353 lloje të medikamenteve të ndryshme pa banderola, të cilat me procesverbal janë sekuestruar nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa zyrtarët e doganës këto medikamente i kanë pranuar në ruajtje dhe të njëjtat do të përdoren si dëshmi për procedurat e mëtutjeshme.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme si dhe është përpiluar shënim zyrtar për gjyqtarin e procedurës paraprake.
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Konfiskohen 144 paketime të barnave, dyshohet se janë të dëmshme
-
31-vjeçari në Pejë arrestohet për shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Në dy barnatore në Ferizaj sekuestrohen 479 pako të barnave pa banderola