Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sektori i prodhimit kërkon të jetë prioritet nacional i Qeverisë

Foto: Mikosova / FB

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që sektori i prodhimit të ketë vëmendjen e veçantë, në fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas goditjeve që ka marrë ekonomia nga pandemia.

Vllaznim Osmani nga kjo organizatë ka thënë se përmes një rezolute të prodhimit, dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kanë kërkuar që sektori i prodhimit të shpallet sektor me rëndësi nacionale.

“Me qëllimin që Qeveria ta ketë sektorin e prodhimit në vëmendje të veçantë, si në aspektin e ndihmës për kompanitë prodhuese në nxitjen e punës, si në certifikim të tyre, por më e rëndësishmja është që te sektori i prodhimit të gjitha partitë të jenë të njëzëshme sepse është interes nacional. Duhet të kemi politikë të qartë që garanton investitorin, përkrahjen e të hiqen burokracitë”, ka thënë ai në emisionin SOT në KTV.

Sipas Osmanit, sektori i përpunimit të ushqimit dhe ai i drurit janë më të ndikuarit nga pandemia, si sektorë të prodhimit. Për të parin ka thënë se gjithçka lidhet me gastronominë që për shkak të mospunës ka ndikuar edhe te prodhimi.

Megjithatë, sipas tij, prodhimi po i kthehet normalitetit duke ia atribuuar këtë rritjes së eksportit. Një hapje e ekonomisë në kohën e ardhjes së diasporës, sipas Osmanit, do të ndikonte mirë në rritjen e fuqisë blerëse.

Edhe Osmani: Sektori i prodhimit gjatë pandemisë është dëmtuar mjaft shumë Arbëri Osmani: Sektori i prodhimit gjatë pandemisë është dëmtuar mjaft shumë

“Humbjet s’mund të rikuperohen kurrë. Për ne është me rëndësi të mos kemi humbje tutje. Verës rritet konsumi, e sidomos kjo ka të bëjë me diasporën që vjen në numër të madh. Hapja e ekonomisë, zgjatja e orarit të punës, por gjithsesi duke ruajtur në balanc mes shëndetin publik me atë ekonomik. Nëse punojnë sektorët, relaksohen masat e qarkullimit do të ketë efekt pozitiv. Por s’është e vetmja. Bëjmë thirrje që Qeveria të mos ndalë investimet kapitale. Është mirë të rriten”, ka thënë ai ndër tjerash.