Klubi i Prodhuesve përmes një komunikate për media bën të ditur se në një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paraqitur Rezolutën e Prodhimit përmes së cilës kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë nacionale.
“Klubi kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që të përkrahë ndërmarrjet prodhuese, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre. Po ashtu, kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që rimëkëmbjen ekonomike të vendit ta bazojnë në fuqizimin e industrisë së prodhimit, si zgjidhjen e vetme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në komunikatë.
Klubi shton se kjo Rezolutë kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që të rrisin buxhetin për sektorin e prodhimit me qëllim të ofrimit të ndihmës financiare për industrinë e prodhimit.
“Po ashtu, kjo rezolutë kërkon nga Qeveria e Kosovës do të përkrahë dhe ndihmoj të gjitha ndërmarrjet prodhuese në përmbushjen e standardeve të BE-së përkitazi me kualitetin e produkteve dhe kushteve të përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, me qëllim që ndërmarrjeve t`u lehtësohet eksportimi i prodhimeve vendore në BE dhe ndërmarrjet të bëhen konkurruese në tregun e BE-së”, thuhet në komunikatë.
Osmani shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë rezolutë por edhe prodhuesit në përgjithësi.
-
Sektori i prodhimit kërkon të jetë prioritet nacional i Qeverisë
-
Shfuqizimi i vendimit për eksporte të produkteve esenciale ushqimore përshëndetet nga prodhuesit
-
Tri profesionet që po mungojnë në Kosovë, sipas Osmanit
-
Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e re t’i adresojë problemet e tyre
-
Klubi i Prodhuesve nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve