Klubi i Prodhuesve në Kosovë sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve, i përfaqësuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, për zhvillimin dhe implementimin e disa projekteve specifike përbrenda programit COSME.
Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim të mbështesë anëtarët e Klubit të Prodhuesve me shërbime profesionale individuale dhe këshilluese në lidhje me punën e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve, por edhe ofrimin e shërbimeve tjera brenda platformës se tyre.
Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimi është edhe mbështetja dhe lehtësimi i anëtarëve të Klubit të Prodhuesve në aplikimin drejt thirrjeve të ndryshme të granteve të programit COSME dhe mundësive të tjera si ndërkombëtarizimi, inovacioni, promovimi i eksportit, teknologjia dhe transferimi i njohurive, etj.
-
Klubi i Prodhuesve me anë të një rezolute kërkon që ky sektor të shpallet me rëndësi nacionale
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
Marrëveshje bashkëpunimi mes sindikatave të policisë së Kosovës dhe Sllovenisë
-
Kosova përfshihet në ECMI, shoqëria civile e vlerëson si hap historik në procesin e integrimit evropian
-
Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat