Prej një viti që Kosova po përballet me pandeminë me COVID-19, sektori i prodhimit në vend është dëmtuar shumë, tha Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Osmani theksoi se barrierat institucionale janë pengesë e vazhdueshme për sektorin e prodhimit, jo vetëm gjatë periudhës sa Kosova është përballur me pandeminë.
“Në sektorin e prodhimi ka rënë konsumi, ka pasë problem në sigurimin e lëndës së parë, mbarëvajtjen e punës që ka shkaktuar humbje në sektorin e prodhimit. Një e mirë është që sektori i prodhimit ka mbijetuar, punëtorët i ka mbajtur ajo që të shkojnë përpara pavarësisht vështirësive. Sektori i prodhimit në Kosovë ka pasë rritje të vazhdueshme, por është dëmtuar mjaft shumë. Për ne është më shumë brengosëse se kjo pjesa që vjen nga pandemia nuk ka qenë e paparashikueshme sepse ka ndodhë në tërë botën, por problematike janë pengesat tjera të vazhdueshme, si barrierat institucionale që kanë ndikim drejtpërdrejt në biznes, rrjedhimisht në sektorin e prodhimit”, tha ai në Express Intervistë.
Për shkak të pandemisë, tha Osmani, ka pasur vështirësi me sektorë të ndryshëm në eksport, por rritje e kërkesës është vërejtur për produktet higjienike.
“Ka pasur produkte në kërkesë të madhe që janë produktet higjienike. Këto kanë pasë rritje, por në përgjithësi ka pasur probleme ne sektorë të tjerë që transporti ka qenë problem, çështja me viza, etj”.
Edhe
Sektori i prodhimit kërkon të jetë prioritet nacional i Qeverisë
Sipas Osmanit, çfarëdo pakoje stimuluese nga qeveria nuk do të ishte e mjaftueshme për sektorin e prodhimit për shkak të problemet të mëdha që ai thotë se ka ky sektor. Ndërsa, përmend edhe ndërrimin e shpeshtë të qeverive si faktor që ndikon në të.
“Vakumi politik nuk është i mirë për askënd, sidomos bizneset dhe sektorin e prodhimit. Sa herë që ka zgjedhje të shpeshta ekziston vakumi ku ka paqartësi, ne na duhet konfidencë e jo paqartësi”, tha ai.
Osmani përmend një kërkesë që ia drejton institucioneve.
“Ne po kërkojmë që institucionet tona t’i largojnë burokracitë dhe të mundësojnë të bërit biznes”.
Edhe
Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e re t’i adresojë problemet e tyre
Ngecje Osmani thotë se ka tek pjesa e licencave dhe pëlqimeve për disa sektorë nga ministri të ndryshme.
Ai shton se kompanitë prodhuese të produkteve vendore po kanë problem të fitojnë në tenderët publikë sepse nuk i plotësojnë kriteret që vihen. Shton se me ligj kanë përparësi por që eliminohen që në fazën e parë për shkak të kritereve.