Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sekretari i Vatikanit do ta vizitojë Kosovën

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare nga 8 deri më 10 qershor.

Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, ai do të ketë pritje në Prishtinë dhe Prizren, ku edhe do të mbahen mesha për nder të tij.

Ky është programi i plotë vizitës së kardinali Pietro Parolin, në Prizren dhe Prishtinë.

8 qershor

23:20 - Arritja në Aeroportin e Prishtinës

Edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit viziton Kosovën Arbëri Sekretari i Shtetit të Vatikanit viziton Kosovën

9 qershor

11:00 - Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

12:30 - Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, në përdhesen e Katedrales

18:00 - Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.

10 qershor

Edhe Hoxhaj: Fuqizohen marrëdhëniet Kosovë-Vatikan Arbëri Hoxhaj: Fuqizohen marrëdhëniet Kosovë-Vatikan

09:00 – 10:30 - Takimi me autoritetet

11:00 - Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltarët, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë në Qendrën “BogdaniPolis”./KsP/