Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sejdiu: Për disa deputetë më i rëndësishëm Botërori se Kuvendi

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me kërkesën për t’u ndërprerë punimet për shkak të mungesës së deputetëve. Megjithatë, sot seanca përfundoi për të vazhduar të hënën në orën 10:00.

Kuvendi konfirmon se në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më pas, vazhdon seanca plenare, me pikat e papërfunduara të 6 korrikut 2018.

Por, gjatë seancës së sotme, Korab Sejdiu nga LDK-ja, kërkoi që seanca të ndërpritet për shkak të mungesës së deputetëve dhe për të vazhduar për të hënën.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se janë gjashtë pika të rendit të ditës që mund të vazhdojnë seancën.

Edhe Seanca e Kuvendit nis me një orë vonesë Arbëri Seanca e Kuvendit nis me një orë vonesë

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, tha se vazhdimi i debatit me 20 deputetë është goxha qesharak.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja, tha se për deputetët si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës.

“Pesëdhjetë minuta më vonë pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, por si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës. Është për këqyrje me 50 minuta vonesë diskutojmë a të vazhdojmë apo jo“, tha ai, transmeton ksp.

Bilall Sherfi tha se sikur të ishte vetëm futbolli, i bie që asnjëherë deri thash nuk janë ndërprerë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.

Edhe S’nis seanca, Konjufca: Mos caktoni mbledhje të komisioneve kur ka seanca Arbëri S’nis seanca, Konjufca: Mos caktoni mbledhje të komisioneve kur ka seanca

“Pra nuk është arsyeja futbolli, së paku unë kështu e shoh se nga 27 sa ka LDK, veç Korabi qenka këtu, kjo i bije që LDK krejt futbollista”, tha ai.