Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sejdiu: Gjatë këtij viti në 33 shkolla të Prishtinës do të ndërtohen këndet e leximit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se gjatë këtij viti në shkollat e Prishtinës do të ndërtohen edhe 33 kënde leximi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 janë ndërtuar kënde leximi në 14 shkolla, transmeton Koha.net. Ndërsa ka thënë se gjatë dy viteve të kaluara janë dhuruar 19 mijë libra për këto shkolla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë vitit 2016 janë ndërtuar kënde të leximit edhe në 14 shkolla tjera, nga 12 sa fillimisht janë ndërtuar në vitin 2015, ndërkaq për vitin 2017 në procedurë të prokurimit janë edhe 33 shkolla për ndërtim të këndeve të leximit. Për vitet 2015 dhe 2016 janë dhuruar 19000 libra për këto shkolla”, ka shkruar Sejdiu.

Sejdiu më tutje ka thënë se në 28 institucione arsimore janë shpërndarë edhe 90 kompjuterë, 60 laptopë, dhe 30 projektorë.

Image

“Gjatë vitit 2016 janë shpërndarë 90 kompjuterë, 60 laptopë dhe 30 projektorë në 28 institucione arsimore. Ndërsa sa i përket kabineteve mësimore për lëndët kimi, biologji dhe fizikë në tri vjetët e fundit i kemi pajisur 32 shkolla me 102 kabinete”, ka thënë Sejdiu.

Image