Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria aktuale ka shpenzuar shumë më shumë për librat shkollorë sesa kur PDK-ja ishte në qeveri.
Sipas tij, në vitin shkollor 2017-18 – kur PDK-ja e udhëhiqte Ministrinë e Arsimit – ishin shpenzuar 3.3 milionë euro për libra të 247 mijë nxënësve. E sivjet, ka shtuar Krasniqi, VV-ja në pushtet ka shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra, dhe vitin e kaluar rreth 17 milionë euro për librat e 210 mijë nxënësve.
“Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milion euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Pas një debati mbi 5-orësh, Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar themelimin e Komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, të iniciuar nga PDK-ja.
-
Krasniqi: Keqqeverisja po i detyron prindërit t’i blejnë librat e fëmijëve
-
Krasniqi – studentëve: Merrini paratë e ndëshkojeni kryeministrin me votë
-
Shtetit i kushtoi 4 milionë euro më shumë kostoja e librave se para dy vjetësh
-
Muja: PDK-ja gënjeu, subvencionimi për libra i shmang abuzimet dhe e kursen buxhetin
-
Muja: PDK-ja gënjeu, nuk do të shpenzohen 20 milionë euro për librat