Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Në këtë takim theks i veçantë iu vë bashkëpunimit të mirë që kanë Policia e Kosovës me karabinierët italian të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Sefaj falënderoi në veçanti karabinierët italian të cilët vazhdimisht kanë përkrahur institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.
Ai tha se kjo përkrahje “ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin performancës të Policisë së Kosovës sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”.
-
Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike
-
MPB e KFOR-i e vlerësojnë të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë
-
Pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit të Policisë me KFOR-in
-
Së shpejti marrëveshja Kosovë - Itali për bashkëpunim policor mes dy vendeve
-
Premtim për përmirësimin e sigurisë në trafik