Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Secili zyrtar serb që hyn në Kosovë duhet të arrestohet, thotë Limaj

Secili zyrtar serb duhet të arrestohet në momentin që hyjnë në Kosovë. Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në këtë listë rendit Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin.

Sipas Limajt, me dialogun aktual dhe marrëdhënien e palës kosovare karshi asaj serbe po fyhen shteti dhe viktimat e luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk bëhet shteti kështu. Jemi duke i fyer viktimat tona. Shikoni, padrejtësi e madhe është duke u bërë në terren. A ka padrejtësi më të madhe kur sot pyetjet që ngrihen nuk kanë përgjigje? Për cilin shtet po flasim? Përgjegjësia është e pushtetit”, ka thënë Limaj.

E gjithë kjo sipas Limajt bëhet si pasojë e kompleksit të inferioritetit.