Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të kërkojë besimin e qytetarëve duke folur mbi kauzën e luftës.
I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar nga çdo anë, prandaj, sipas tij tani është momenti që në Kuvend të vijë fryma clirimtare.
Duke përsëritur deklarata mbi gjenocidin serb, Limaj theksoi se Serbia nuk po i pret mirë deklaratat e tij.
"Dëgjova se Serbia ka folur shumë për deklaratat e mia. Prandaj, unë dua ta përsëris edhe një herë se Serbia ka vra fëmijë, gra e pleq. Ka përdhunuar gra e ka bërë masakra dhe ky është një fakt që disa nga tanët po dëshirojnë ta ndryshojnë", ka thënë i pari i kësaj partie.
Artikuj të ngjashëm
-
Kronika Zgjedhore / Limaj: Kosova po rrezikohet në çdo anë
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj, qytetarëve: Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për vendin
-
Limaj: Ne do t’ia rikthejmë shpresën Kosovës
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë