Arbëri

Reçica: Koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se është koha për t’u përballur me drejtësinë̈ Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë.

Reçica thotë se Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në Evropë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.

Nisma Socialdemokrate në konferencë për media dje ka kërkuar ta dijë nëse do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime pa marrë parasysh etnisë. Bilall Sherifi i Nismas kishte kërkuar të dinte nga Ekaterina Trendafilova, nëse do të përgatiten aktakuza edhe kundër serbëve.

Kjo ka ngjallë reagim nga Ivica Daçiq, kryetarit të Kuvendit të Serbisë. Ai ka thënë se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë krime.

“Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t'ua themi me zë dhe t'iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte. Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së. Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar!” – ka shkruar Reçica në Facebook.