Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka quajtur bombastike deklaratat e palës kosovare para takimit të së martës në Bruksel, por ai thotë se të tilla ishin gjithmonë dhe nuk është asgjë e re.
Daçiq në intervistë për “TV Pink” ka thënë se synimi i palës kosovare është që ta vendos temën e dialogut në plan të dytë.
“Ka qenë gjithmonë kështu në Bruksel”, ka thënë Daçiq.
Ai tha se janë qesharake paralajmërimet e Kosovës se do ta padisë Serbinë për gjenocid.
“Nëse do të kishin një bazë ligjore, ata do të kishin ngre këtë çështje shumë kohë më parë”, tha Daçiq.
Daçiq ka shtuar se Serbia po përballet me ditë të vështira, dhe se ka presion të konsiderueshëm nga palë të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Kurti do ta shfrytëzojë KiE-në që të ngrejë padi kundër Serbisë
-
Daçiq: Vendimi i Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërcënon integritetin territorial të Serbisë
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë, ishte dhe do të jetë
-
Vuçiq: Pres takime të vështira në Bruksel
-
Vuçiqi: Kurti qëllimisht po e vonon takimin me mua në Bruksel