Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca për të dyshuarit e ISIS-it, Arijan Kryeziu mbrohet në heshtje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur seanca dëgjimore për tre personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu dhe Visar Qukovci, ku pritet t'iu vazhdohet paraburgimi.

Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ahmet Tahiri, avokat i Arijan Kryezit tha se e kundërshtojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale.

"Ne si mbrojtje normalisht e kundërshtuam këtë kërkesë për faktin se nuk janë përmbushur elementet e parapara me nenin 1 të Republikës së Kosovës, përfundoj tashmë seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe po presim vendimin... kushtet e veçanta, si vendbanimi, identitet i të pandehurit, rrezikshmëria e veprës penale", tha ai, raporton Kosovapress.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të klientit të tij, ai tha se duket që është mirë. I pyetur se a është shprehur i penduar, ai tha se Arijan Kryeziu ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Edhe Themelorja pritet të vendosë për të dyshuarit që ishin në ISIS Arbëri Themelorja pritet të vendosë për të dyshuarit që ishin në ISIS

"Klienti im është mbrojtur në heshtje", ka përfunduar ai.

Ndryshe, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.