Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca konstituive mbahet më 6 gusht

Karrigia e planifikuar për presidentin e ri mbetet para sallës së Kuvendit

Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht në orën 10:00. 

Për këtë ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në konferencën për media të mbajtur të premten.

Seanca pritet të mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për mbajtjen e seancës, që është 7 gushti.

Haxhiu ka thënë se meqë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit fillojnë të rrjedhin vetëm pas konstituimit të Kuvendit, ka vendosur që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog.

Ajo ka thënë se ka vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë javëve të fundit.

Edhe Cakolli: Caktimi i 6 gushtit për seancën konstituive është institucionalisht i papërgjegjshëm Arbëri Cakolli: Caktimi i 6 gushtit për seancën konstituive është institucionalisht i papërgjegjshëm

“Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti, dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Dhe siç e dini, deri tani janë mbajtur dy takime: një takim me PDK-në, një takim me LDK-në, ndërsa Aleanca nuk i është përgjigjur ftesës për takim. Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politikanësh për çështjen e Presidentit, kam vendosur që, pra menjëherë pas certifikimit aso kohe, që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi”, ka theksuar Haxhiu.

Haxhiu
Albulena Haxhiu ka thënë se meqë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit fillojnë të rrjedhin vetëm pas konstituimit të Kuvendit, ka vendosur që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog

Deri më 7 gusht, deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit. E para kësaj date, zyrtarë të Lidhjes Demokratike kanë thënë se do ta mbajnë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili paralelisht iniciativës kundër tij, shprehu gatishmëri për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit.

Afati i 7 gushtit për konstituimin e Kuvendit buron nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 25 qershor të 2025-s, kur pati ngërç në Kuvend.

Neni 66 i Kushtetutës përcakton që “Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve”.

Ndërkaq, bazuar në interpretimin e bërë nga Kushtetuesja, termi “mbajtja” e seancës konstituive nënkupton që ajo të përmbyllet brenda 30 ditësh pas certifikimit të rezultatit. E rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është bërë më 8 korrik.

“Gjykata duke iu rikthyer përcaktimeve në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës thekson se vetë struktura e kësaj dispozite kushtetuese nënkupton se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor, nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet ngushtë me fillimin e mandatit të legjislaturës së re”, thuhet në aktgjykim. “Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditësh nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë. Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit. Këto përfshijnë: (i) verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur, (ii) dhënien e betimit nga ana e tyre (iii) zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe (iv) zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Thënë këtë, Gjykata rithekson që pa përfundimin me sukses të këtyre veprimeve kushtetuese, Kuvendi nuk mund të konsiderohet juridikisht i konstituuar dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ushtrojë asnjë nga funksionet që Kushtetuta i ka caktuar”.

Edhe Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive Arbëri Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive

Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 u patën certifikuar më 27 mars, seanca për konstituim nisi më 15 prill – e kryetari dhe katër nënkryetarë u zgjodhën tek më 26 gusht – 152 ditë nga certifikimi.

Por, gjatë kësaj periudhe Kushtetuesja kishte shpallur dy aktgjykime ku pjesën më të madhe të seancave e kishte shpallur të pavlefshme dhe sipas Kushtetueses afati 30- ditor nuk ishte tejkaluar.

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

Haxhiu cakton 6 gushtin si datë për mbajtjen e seancës konstituive