Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Scholz dënon në mënyrën më të ashpër sulmin në Banjskë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se dënon në mënyrë më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz në konferencë për media.

Scholz ka thënë se në Samitin në Tiranë e ka thënë qartë edhe njëherë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, ka thënë Scholz, ndërsa ka shpjeguar marrëveshjet arritura të hënën.

Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjeërmani. Ai ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

Edhe Liderët ftojnë për vazhdimin e dialogut, Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë LAJMET E MBRËMJES Liderët ftojnë për vazhdimin e dialogut, Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë

“Është shenjë e mirë që për herë të parë Procesi i Berlinit u mbajt në një vend të Ballkanit Perëndimor, e që prezent ishin presidentët apo kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo dëshmon për angazhimin e këtyre vendeve për këtë Proces dhe po ashtu se sa i rëndësishëm është ky Proces që të shtyjë para Ballkanin Perëndimor drejt BE-së”, ka thënë Scholz.


Rama: Samiti i Berlinit u përmbyll me diskutime të frytshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti i Berlinit është mbyllur me diskutime të frytshme. Ai ka thënë se ky është një moment i vështirë për shkak të krizave në Evropë, Ballkan Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit. “I jam mirënjohjes Zotit dhe Bashkimit Evropian që u siguruan kjo ditë të niste me diell të mrekullueshëm e të mbyllej me fllad të këndshëm. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura, me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin Scholz, që në mënyrë të kaq hirshme e solli Procesin e Berlinit jashtë BE-së në Tiranë, dhe nuk do të gjeja kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Von der Leyenin, që i dha këtij Samiti diçka thelbësore, përmes planit të ri të zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai. “Është moment i vështirë për çdokënd, e sfidat që të gjitha bashkë përballemi janë të jashtëzakonshme, shkaku i krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne”. Ai ka shtuar se këto kohë kanë farkëtuar miqësinë, bashkëpunimin dhe ndjenjën e përbashkësisë. “Ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai derisa ka falënderuar kancelarin Scholz dhe komisioneren Von der Leyen për ndihmën që shtetet e Ballkanit Perëndimor të afrohen mes vete.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pyetur për deklarimet e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja do të jetë e gatshme për zgjerim në vitin 2030, ka thënë se “janë bërë lëvizje që në të kaluarën ishin të paimagjinueshme”.

Ai ka thënë se e di se BE-ja nuk “jep dhurata, por të jep detyra shtëpie e nëse i bën atëherë të shpërblen”.

Ai ka thënë se mbetet te shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëjmë detyrat.

Ai ka thënë se BE-ja të ofron dijeni se si të ndërtosh një shtet sipas vlerave demokratike.

E sa i përket çështjes së refugjatëve Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë.

Edhe Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Përparimi i Kosovës nën hijen e kërcënimeve nga Serbia Arbëri Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Përparimi i Kosovës nën hijen e kërcënimeve nga Serbia

“Shqipëria është shteti i vetëm në Evropë, që kishte më tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore, një shtet ku hebrenjtë e kishin strehë. Asnjë hebrenj nuk iu dorëzua nazistëve. Patëm përvojën e dramës së madhe të spastrimit etnik në Kosovë. Kemi strehuar gjysmë-milioni refugjatë nga Kosova, që ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë, pasi ishin nën presion të tmerrshëm dhe po ndiqeshin nga regjimi i Millosheviqit. Ofruam edhe strehë për mijëra afganë, pas situatës së krijuar pas largimit të Aleancës. Jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Rama.


Von der Leyen: Përmbushja e reformave afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka thënë se po punojnë që Ballkanin Perëndimor ta sjellin më afër Bashkimit Evropian.

Ka shtuar se sytë e gjithë botës janë te Palestina dhe Izraeli.

Sipas saj, nuk mund të ketë justifikim për brutalitetin e Hamasit dhe aktet e terrorit.

Ajo ka thënë se palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihma humanitare. “Ata nuk mund të paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka thënë se kur vitin e kaluar kishte deklaruar se organizimi i Procesit të Berlinit nga Shqipëria ishte në duar të sigurta, kishte pasur të drejtë.

Edhe Përfaqësuesi i BE-së bën thirrje që të sillen para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë Arbëri Përfaqësuesi i BE-së bën thirrje që të sillen para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

“Faleminderit Edi dhe Olaf për shkëmbimet e rëndësishme dhe samitin e mbajtur sot. Ka shumë gjëra për t’u bërë. Duhet ta sjellim ekonominë më afër dhe duhet t’i shpejtojmë reformat. Plani i ri i zmadhimit sjell Ballkanin Perëndimor në një treg të përbashkët. Kjo mund të rrisë edhe GDP-në e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do ta sjellin Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.