Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK-u u përgjigjet komunave: Greva s’ndërpritet deri në realizim të kërkesave

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, u është përgjigjur komunave të cilat bënë apel që të hënën të ndërpritet greva në arsim dhe të nisë mësimi.

Në një përgjigje për Koha.net, Jasharaj ka thënë se SBASHK-u është në komunikim të vazhdueshëm me anëtarësinë dhe ka vendosmëri që greva të vazhdojë deri në realizim të kërkesave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarët e komunave të partive të pushtetit vihen në lëvizje, mbledhin drejtorët e duan ndërprerjen e grevës

Ai ka thënë se nuk e konsideron presion të theksuar kërkesën e shumë komunave, por ka shtuar se “ata as nuk e kanë shpallur grevën e as nuk mund ta ndalin”.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me anëtarësinë. Ka unitet dhe vendosmëri për të vazhduar me grevën deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut. Nuk konsiderohet si ndonjë presion i theksuar. Ata bëjnë apel për të nisur mësimi, por ata as nuk e kanë shpallur grevën e as nuk mund ta ndërpresin. Punëtorët e arsimit e kanë nisur dhe ata do ta ndalin grevën kur t’u plotësohen kërkesat”, ka thënë Jasharaj.

Greva e mësimdhënësve ka filluar më 14 janar dhe ata, ndër të tjera, kërkojnë rritjen e koeficientit për paga prej 30 për qind. Sot Qeveria u propozoi një rritje, por nga SBASHK-u tha se ajo nuk plotëson kërkesat e tyre.