Ndonëse në numër jo të madh, prindër e mësimdhënës të hënën janë mbledhur para Komunës së Kamenicës.
Kundërshtimi për reformën në arsim, e nisur nga kryetari Qëndron Kastrati, i ka bërë bashkë edhe me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit duke kërkuar tërheqjen e vendimit për mbylljen e gjashtë shkollave, raporton KTV.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se vendimi nuk u bën mirë, as nxënësve, e as mësimdhënësve dhe ka kërcënuar sërish me greva.
Mësimdhënësit dhe prindërit thonë se vendimi është i gabuar dhe se do të pranonin në rast se reforma të tilla do të zbatoheshin në gjithë vendin.
Por, nga vendimi nuk do të tërhiqet kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.
Edhe
SBASHK-u proteston në Kamenicë, kërcënon edhe me grevë të përgjithshme
Ai ka thënë se nga SBASHK-u nuk pranuan të takohen pas protestës, dhe akuzat ndaj tij i ka quajtur shpifje.
Reforma në arsim e nisur në këtë komunë në fazën e parë, parasheh mbylljen e gjashtë shkollave me numër të vogël nxënësish dhe sistemin e tyre në shkolla të tjera, por deri tash nuk është zbatuar tërësisht.
-
SBASHK-u ia përsërit Kastratit se do të ketë greva nëse mbyllen shkollat në Kamenicë
-
SBASHK-u dhe prindërit kundër mbylljes së shkollave me pak nxënës
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë
-
Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat