Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK-u me kërkesa të reja në këmbim të zëvendësimit të orëve

Foto: Alban Bujari / Koha

Tri kërkesa të reja i ka shtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) në këmbim të zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Ndonëse deri tash SBASHK-u kërkonte që të barazohej koeficienti i mësimdhënësve fillorë me ata të mësimdhënësve të shkollave të mesme të ulëta, të martën Këshilli Drejtues i Sindikatës ka marrë vendim që të njëjtin koeficient ta kenë edhe psikologët, pedagogët dhe sekretarët e shkollave, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas Sindikatës, deputetët e Kuvendit sa më parë duhet t’i mbledhin nënshkrimet dhe t’i bëjnë këto ndryshime në Ligjin për paga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bazë të vendimit të fundit të SBASHK-ut, i bie se të gjitha këto kategori duhet ta kenë koeficientin 2.45 apo pagë 585.55 euro në muaj.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, kërkesën e SBASHK-ut, po e konsiderojnë joserioze dhe pazar nga ana e Sindikatës. E MASHT-i përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk komenton vendimet e SBASHK-ut, i cili sipas Ministrisë nuk po i përmbahet takimit në Komisionin parlamentar për arsim. Në këtë takim, të mbajtur javën e kaluar, përfaqësues të Sindikatës dhe ministri Shyqiri Bytyqi janë zotuar se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët rreth orëve të humbura.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)