SBASHK-u kërkon takim me ministrin e ri të Arsimit, Hajrulla Çeku
Në emisioni “tre8tre” nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se në mesin e kërkesave, SBASHK-u kërkon rritje të koeficientit për paga të mësimdhënësve. Kërkesën e bazon në inflacion.
“Në bazë të rritjes ekonomike dhe inflacionit e në veçanti nëse i referohemi shportës për një familje ka rritje enorme. Pagat tona nuk mjaftojnë sidomos nëse e krahasojmë me punëtorët e arsimit në regjion, Shqipëri, Maqedoni e Mali të Zi. Te ne janë më të ulëta sesa te ata”.
Sipas Shalës vlera e koeficientit është 110 euro dhe ajo nuk do duhej të jetë më e vogël se 150 euro.
“Vlera e koeficientit është 110 euro dhe është vlerë shumë e ulët në këtë inflacion. Nuk mund të flasim për dëshira por duhet të behet një kalkulim. Me këtë rritje enorme të çmimeve ndoshta vlera e koeficientit nuk duhet të jetë më e ulët se 150 euro”.
SBASHK-u ka thënë se një herë kërkesat i kërkojnë me dialog dhe se greva është mundësia e fundit.
Shala ka thënë se që nga viti 2022, kur për 5 javë ishin në grevë, nuk kanë pasur takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK: Ikja e mësimdhënësve po e rrezikon sistemin arsimor
-
SBAShK: Subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton, shumë nxënës rrezikojnë të mbesin pa libra
-
SBASHK-u paralajmëron grevë